Djali raporton në polici se i është zhdukur nëna

Djali raporton në polici se i është zhdukur nëna

Një person ka raportuar në polici se nëna e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, njofton Insajderi.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 10:30, në rrugën “Besa Besë” në Fushë Kosovë.

Rasti është hapur “Person i zhdukur”.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se nëna e tij femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com