
Një person është arrestuar pasditen e së premtes në Pejë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, njofton Insajderi.
Policia bën të ditur se sipas viktimës, i dyshuari vuan nga problemet mendore.
Rasti është hapur si “Dhunë në familje”.
“Pejë, 02.04.2021 – 17:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Sipas viktimës i dyshuari vuan nga probleme mendore. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor./Insajderi.com