Djali rrah nënë në Prizren, arrestohet

Djali rrah nënë në Prizren, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënë e tij në Prizren, shkruan Insajderi.

Sipas policisë , i dyshuari edhe disa ditë më parë në ndikim të alkoolit iu kishte shkaktuar dhunë psikike familjes së tij.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësorë, ndërsa të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestrua një mjet i mprehtë , një brisk dhe një palë  gërshëre.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj si dhe më datë 07.06.2021 i njëjti nën ndikim të alkoolit iu kishte shkaktuar familjarëve dhunë psikike. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësor , ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion dhe i njëjti ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit. Te i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë, një brisk dhe një palë gërshëre. Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në  njoftim e policisë ./Insajderi.com