Djali rrah nënën e tij në Pejë

Djali rrah nënën e tij në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar të shtunën një person, pasi i njëjti dyshohet  se ka sulmuar fizikisht nënën e tij, shkruan Insajderi.

Sipas policisë, i njëjti po ashtu i ka thyer edhe disa orendi shtëpiake.

I dyshuari pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimë femër kosovare, ndërkohë i ka thyer-demoluar disa orendi shtëpiake. I dyshuari pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së./Insajderi.com