Djali rrah nënën në Fushë Kosovë

Djali rrah nënën në Fushë Kosovë

Pas një mosmarrëveshje që kishte me nënën e tij, një djalë në Fushë Kosovë, e ka rrahur atë.

Policia thotë se rasti ka ndodhur dje, me ç’rast nëna në këtë rast ka marrë lëndime trupore.

Asaj i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa djali, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rastin në polici e ka raportuar vetë nëna.