
Një person është arrestuar të dielën në Rahovec, pasi i njëjti në gjendje të dehur, e ka sulmuar fizikisht nënën e tij, njofton Insajderi.
Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht nënë e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi.com