Demokracia në Veprim ka njoftuar se ka pranuar edhe 26 vendime të reja të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me shkeljet e subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore.
Sipas DnV numri i ankesave të pranuara nga PZAP për ankesat për vendosje të materialeve të subjekteve politike dhe të kandidatëve të tyre në hapësira publike, gjë që është e ndaluar me ligj, ka arritur në 44 gjithsej.
“Ndër të tjera, përfshihet edhe vendimi për vendosjen e posterit në Kinemanë “Lumëbardhi” në Prizren, institucion ky i kulturës. PZAP ka pranuar si të bazuar ankesën tonë dhe ka shqiptuar gjobën në vlerë prej 3,200 Euro. PZAP ka marrë si rrethanë lehtësuese tërheqjen e posterit nga subjekti politik brenda afatit të caktuar”, thuhet në njoftimin e DnV-së. /Insajderi.com