DnV: Janë vërejtur disa parregullsi në tre qendra votimi

DnV: Janë vërejtur disa parregullsi në tre qendra votimi

Albert Krasniqi nga rrjeti i organizatave Demokracia në Veprim, i cka deklaruar se në tre qendra të vendvotimeve kanë vërejtur disa parregullsi.

Sipas Krasniqit këto parregullsi u vërejtënnë dy qendra votimi në Prishtinë dhe në një të tillë në Prizren

“Në shkollën ‘Gjin Gazulli’ në Prishtinë është parë prania e militantëve të dy koalicioneve, të cilët fillimisht janë prezantuar si vëzhgues.

Në shkollën ‘Luaciano Matroni’ në Prizren një person është lejuar të votojë megjithëse e ka pasur gishtin të shënuar me sprej.

Në shkollën ‘Emin Duraku’ në Prishtinë një person ka qëndruar me pretekstin se është i autorizuar”, tha ai.