DNV: Rezultat i suksesshëm i Lladrovcit në Drenas

DNV: Rezultat i suksesshëm i Lladrovcit në Drenas

Sipas rezultateve preliminare të paraqitura nga Demokracia në Veprim, për zgjedhjet komunale të Kosovës të mbajtura sot, del se një nga bastionet e PDK-së në Kosovë vazhdon të mbetet i tillë.

Bëhet fjalë për PDK-në e cila sipas këtyre rezultateve ka arritur ta fitojë komunën pa shkuar fare në balotazh.

Sipas këtyre rezultateve, kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka arritur të fitojë zgjedhjet për kryetar të komunës pa balotazh.

Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i DnV-së ka prezantuar rezultatet duke thënë se Lladrovci ka marrë mbi 57 për qind të votave ndërsa kandidati i NSIMA-s për Kosovës, Isa Xhemajlaj, ka marrë jo më shumë se 24 për qind të votave.

KQZ nuk ka publikuar asnjë të dhënë për votat./Insajderi.com