Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” vlerëson se situata në ditën e zgjedhjeve ka qenë e qetë me përjashtim të komunave me shumicë serbe.
Albert Krasniqi nga DnV-ja ka thënë se gjatë ditës së zgjedhjeve janë vërejtur një varg parregullsish gjatë procesit të votimit, siç ka qenë votimi familjar, votimi jashtë kabinave të votimit, fotografimi i votës si dhe tentimi për të votuar dy here.
“Ka pasur privim të së drejtës së votimit për personat më aftësi të kufizuar përmes mosplotësimit të infrastrukturës, prania e personave të vdekur nëpër lista”, tha ndër të tjera Krasniqi.
Sipas Krasniqit, një problematikë tjetër ka qenë edhe vonesa ne fushatën për personat që votojnë nga jashtë, dhe se reforma zgjedhore duhet që të adresoj këtë problem
“Përmes thjeshtëzimit të procedurave burokratike, numri i lartë i fletëvotimeve të pavlefshme dhe për këtë KQZ-ja duhet të bëjë përpjekje për t’i informuar më shumë për mënyrën e votimit. Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa i ka shqyrtuar me kohë ankesat”, ka theksuar ai.