‘Do e përcillnin me fustan të bardhë’, Rama preket para prindërve të Zarife Hasanajt

‘Do e përcillnin me fustan të bardhë’, Rama preket para prindërve të Zarife Hasanajt

Ushtarakja, Zarife Hasanaj ka ndërruar jetë disa ditë më parë derisa ishte në krye të detyrës në një mision në Letoni

Lamtumira ndaj Zarifes është bërë sot ku të pranishëm në homazhe kanë qenë prindërit e Zarifes dhe personalitete të njohura.

Kryeministri Edi Rama gjatë një fjalimi të mbajtur për nderë të saj është prekur nga ngjarja ku nuk ka mundur të mbajë lotat duke e ndërprerë kështu disa herë fjalimin e tij.

“Ata vazhdojnë të bëjnë para syve tanë të njejtën dhe, të njejtën sakrificë, të njejtën përpjekje të mundimshme të përditshme..”, tha Rama dhe uli kokën nga lotët.

“Kështu në sytë e prindërve të saj që në vend se me fustanin e nusërisë në pragun e derës, në krahë të dhëndrit po e përcjellin vajzën e tyrë të mbështjellë me flamurin kombëtar në krah të shokëve të saj të FARSH, në praninë e dy motrave, vëllait të saj, pranë prindërve e rrethit familjar ndiejnë boshllëkun e pangushëllueshëm”, ka Kryeministri ndër tjera.