“Do kemi kohë të zihemi”, Rama tjetër ftesë Bashës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ambasadorët e huaj në Tiranë, në Pallatin e Brigadave.

Rama u shpreh se shqiptarët në bashkëpunim me ndërkombëtarët do të bëjnë vlerësimin e banesave dhe pas kësaj do të bëhet edhe kompensimi i banorëve.

“Ju si ambasadorë jetoni këtu dhe e njihni vendin. Iu kam dërguar ngushëllime liderëve në Mbretërinë e Bashkuar. Njerëzit kanë frikë, ata janë të pasigurt. Njerëzit duan që gjërat të bëhen më mirë. Njerëzit po flenë jashtë. Dua të falënderoj miqtë tanë, ambasadorin holandez, liderët e Lindjes së Mesme, edhe kryeministri danez më shkroi një mesazh shumë të bukur. Duke dalë te ajo q po thosha, duhet të punojmë së bashku. Vlerësimi i ndërtesave duhet të bëhet me katër sy, dy me ata të shqiptarëve dhe dy me ata të ndërkombëtarëve. Duhet të ndërtojmë shtëpi të reja për ata që nuk kanë. Duhet të jenë banesa tepër të mira, ku të mos hyjë uji, as lagështia. Ne mund të bëjmë më të mirën për këta njerëz. Më pas sigurisht është problemi i madh i financimi të gjithë operacionit. Nesër do të takohem me komitetin Kombëtarët të Ndërtimit”, tha Rama.

Edi Rama ka ftuar sërish opozitën që në këto çaste të vështira, palët politike të bashkohen për të përballuar sfidën.

“Uroj që opozita të bashkohej me ne, i kam ftuar dhe do t’i ftoj sërish që të sjellin përfaqësues dhe të sjellin idetë e tyre. Nuk është fjala këtu kush është më inteligjenti. Kemi kohë kure kjo të kalojë që të zihemi se kush është më i mençuri e kush është më i miri. Tani është koha të përballemi me sfidën, për të marrë vendime për më të mirën për vendin tonë. Shpresoj që të vijnë”,  deklaroi Rama.

Rama theksoi se liderë të tillë si presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, kreu i shtetit francez Emanuel Makron si dhe Conte ishin fantastikë në qëndrimet e tyre. Edi Rama u shpreh se është mirënjohës ndaj këtij solidariteti ndaj Shqipërisë.

Unë iu jam falënderues të gjithë liderëve europianë që reaguan për situatën, dua të falënderoj presidentin Erdogan, presidentin Makron, kryeministrin Conte por edhe të tjerë që u solidarizuan me Shqipërinë. Është e mrekullueshme që për këtë situatë reaguan edhe liderët e shteteve fqinje. Është impresionuese si reaguan Serbia, Maqedonia e Veriut, Greqia, për të mos folur më pas për vëllezërit tanë në Kosovë. Ndjese nëse harroj ndokënd, por të gjithë kanë qenë të shkëlqyer”.

“Edhe kryeministri Orban ishte mbresëlënës, edhe liderët rumun, të cilët dërguan ndihma për ne. Ekipi grek bëri diçka që ishte frymëzuese. Kemi bërë shpëtime njerësish të rëndësishme. Nuk iu besoja dot veshëve sa bukur kishte folur Papa Francesku. Princi i Kurorës të Arabisë Saudite po ashtu ka pyetur. Edhe Izraeli ishte i jashtëzakonshëm dhe na pyetën pa ua kërkuar. S’kanë as qeveri akoma dhe na pyetën”, tha Rama.