Sokol Dobruna, është paraqitur sot në zyrat e Gjykatës Speciale në Prishtinë.

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Koso" />

Dobruna paraqitet për intervistim pas thirrjes nga Specialja

Dobruna paraqitet për intervistim pas thirrjes nga Specialja

Sokol Dobruna, është paraqitur sot në zyrat e Gjykatës Speciale në Prishtinë.

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna tha se ende nuk e di në çfarë roli është ftuar, si dëshmitar apo i dyshuar.

‘Më 12 ma ka caktu terminin kur duhet me u paraqit. Më është paraqitur një person që është prezantuar si slloven dhe punëtor i Prokuririsë së Gjykatës Speciale. Unë supozoj se mund të jem qoftë dëshmitar qoftë i akuzum, por nuk e di pse duhet me qenë”, tha ai për Pressing në T7.

Edhe pse tha se UÇK nuk ka kryer krime, por se ai do të bashkëpunoj me këtë Gjykatë.

“Jo nuk ka kryer krime. Kuptohet se do të bashkëpunoj, por në çfarë rrafshi në çfarë aspekti nuk e di”, tha ai.