Dodik: Gjenocidi në Srebrenicë është mit, Mladiqi është hero

Dodik: Gjenocidi në Srebrenicë është mit, Mladiqi është hero

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka reaguar pas rikonfirmimit të dënimit me burgim të përjetshëm nga Dhomës së Apelit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara, ndaj kriminelit serb, Ratko Mladiq, transmeton Insajderi.

Dodik thotë se vendimi i sotëm për konfirmimin e dënimit të përjetshëm për Mladiqin, nuk ka të bëjë me të drejtën ndërkombëtare.

Ai tha po ashtu se gjenocidi në Srebrenicë është vetë një mit dhe se Mladiqi është hero.

“Çfarë drejtësie është kjo kur këtë vendim e dëgjojnë në liri Naser Oriq, Ante Gotovina, Ejup Ganiq, Atif Dudakoviq”, ka thënë Dodik, duke iu referuar komandantëve të serbëve e kroatëve, që më herët janë shpallur të pafajshëm nga Tribunali i Hagës, përcjell ‘B92’.

Mladiq sot është shpallur fajtor nga Tribunali i Hagës për 10 nga 11 pikat e aktakuzës, njëjtë si në shkallën e parë.

“Gjenerali Mladiq është dërguar direkt mes legjendave, e populli serb do ta kuptojë që pa shpirtin e tij, do të kishte shumë më shumë vrasje të popullit tonë”, ka thënë Dodik. /Insajderi.com