Takimi në Uashington

Dodik i beson Vuçiq-it: Do t’i mbrojë interesat kombëtare të Serbisë

Ka besim të madh se kur të ndodhë takimi në Uashington në mes të palës serbe dhe asaj kosovare, Aleksandër Vuçiq do të jetë në nivel të detyrës.

Dodik i beson Vuçiq-it: Do t’i mbrojë interesat kombëtare të Serbisë

Milorad Dodik, anëtari serb i treshes presidenciale në Bosnjë dhe Hercegovinë, është deklaruar për dialogun Kosovë – Serbi dhe gjasat për një marrëveshje në Uashington, ku me 27 qershor do të takohen dy palët.

Ai ka folur kryesisht për Aleksandër Vuçiq-in dhe për rolin dhe fuqinë e tij në diplomaci.

Dodik tha se bisedimet, qoftë në Uashington, qoftë në Bashkimin Evropian, nuk do të jenë të lehta dhe as nuk duhet të priten zgjidhje të shpejta.

“Nëse do të kishte qenë e lehtë dhe e shpejtë, atëherë nuk do të kishte nevojë të pritej deri sot. Sidoqoftë, unë jam i sigurt për një gjë – Aleksandër Vuçiq, do të mbrojë shtetin dhe interesat kombëtare të Serbisë në mënyrën më të mirë – nuk a kam asnjë dyshim për këtë”, tha Dodik./Insajderi.com