Dodik i thotë Erdoganit se Kosova do të jetë e dështuar

Dodik i thotë Erdoganit se Kosova do të jetë e dështuar

Presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik ka thënë sot se Prishtina do të jetë e pasuksesshme në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) derisa ka falënderuar presidentin e Turqisë, Regjep Tayip Erdogan për premtimin dhe ardhjen në Bosnje, raporton Gazeta Insajderi.

Pas takimit mes anëtarëve të presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës me Erdoganin, Dodik ka thënë se nuk do të shkojë në Kosovë sepse ai ka thënë se nuk ka nevojë pasi që më 20 korrik më nuk do të jetë kryetar i Bosnjës dhe Hercegovinës, shkruan Tanjug.

Presidenti Thaçi kishte njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore i cili është organizuar në Bosnje dhe Hercegovinë, për shkak se e ka konsideruar si një “ftesë denigruese”, nga ana e Bosnjes, raporton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi kishte shkruar se, përkundër vullnetit dhe gatishmërisë për të marrë pjesë në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), “ftesa denigruese e kryetarit aktual të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës e bën të pamundur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë takim”.

Po ashtu edhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, kishte deklaruar javën e kaluar që Shqipëria do ta anulojë pjesëmarrjen në këtë samit në shenjë solidarizimin me Kosovën.

“Shqipëria anulon pjesëmarrjen e saj në Samitin e SEECP në solidaritet me Kosovën. Trajtimi i tij nga organizatorët është i papranueshëm dhe shkon kundër qëllimit të krijimit të një atmosfere besimi, marrëdhëniesh të mira fqinjësore dhe stabilitetit. Nuk ka asnjë bashkëpunim pa trajtim të barabartë”, kishte deklaruar Cakaj. /Insajderi.com