Dodik shtrihet në spital për shkak të problemit me pneumoninë

Dodik shtrihet në spital për shkak të problemit me pneumoninë

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, është shtrirë në spital mbrëmën e së dielës, për shkak të pneumonisë dypalëshe, njoftoi Shërbimi i Televizionit Publik të Republika Srpska, transmeton Insajderi.

Sipas mediave serbe, ai po ndihet mirë dhe se aktualisht nuk ka nevojë për oksigjen.

Të shtunën kabineti i Dodikut kishte njoftuar se ai gjendet në vetizolim shkaku i kontaktit me një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ishte raportuar se Dodik është testuar, por ka rezultuar negativ. Sipas kabinetit, ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe se të gjithë parametrat ishin brenda kufijve normal. /Insajderi.com