Dogana e Kosovës thotë se nuk ka hyrë asnjë kamion me mallra serbe – Oda ekonomike serbe kanë hyre 7 kamionë

Dogana e Kosovës thotë se nuk ka hyrë asnjë kamion me mallra serbe – Oda ekonomike serbe kanë hyre 7 kamionë

Në njoftimin e fundit që e ka bërë zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka pohuar se në Kosovë nuk ka hyrë asnjë kamion me mallra  të cilat vijinë nga Serbia.

Kurse Drejtori i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh ka deklaruar sot,  se dje në Kosovë kanë hyrë rreth shtatë kamiona me mallra nga Serbia.

Mirëpo Stavileci ka hedhur poshtë këto deklarata duke konfirmuar se nuk ka pasur doganime.

“Nuk është e vërtete, ata munden me qenë mallrat të cilët i kanë tranzitu, nuk ka pasur doganime”, ka thënë Stavileci për Insajderi