
Njësitë e Doganës së Kosovës gjatë një operacioni më 10 gusht në pikë- kalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi me medikamente.
“Në Vërmicë, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë selektuar për kontroll në vijën e dytë një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë me dyshimin se barte mallrat të kontrabanduara”, thuhet në komunikatën për media të doganës.

Kontrolli ka arritur të zbulonte mallrat e fshehura të cilat tentoheshin të kontrabandohen përmes autobusit.
Medikamentet që janë gjetur të padeklaruar janë si në vijim: “Injeksione REVOLAX DEEP with LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX SUB-Q with LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX FINE with LIDOCAINE – 5 copë, Tableta Desinfektues të Klorit “Diversy Suma” Tab 1×300 – 16 pako, Xhama me dioptri të ndryshëm”.


Tutje thuhet se të gjitha mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse./Shqip.com

