![Dogana gjen ilaçe që po kontrabandoheshin përmes linjës së autobusit Tiranë-Prishtinë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2022/08/298721827_6083531951678845_7670890275449302117_n-e1660205602562-730x440.jpg)
Njësitë e Doganës së Kosovës gjatë një operacioni më 10 gusht në pikë- kalimin kufitar të Vërmicës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi me medikamente.
“Në Vërmicë, njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë selektuar për kontroll në vijën e dytë një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë me dyshimin se barte mallrat të kontrabanduara”, thuhet në komunikatën për media të doganës.
![](https://shqip.com/app/uploads/2022/08/298063059_6083532105012163_7818775364735560281_n.jpg)
Kontrolli ka arritur të zbulonte mallrat e fshehura të cilat tentoheshin të kontrabandohen përmes autobusit.
Medikamentet që janë gjetur të padeklaruar janë si në vijim: “Injeksione REVOLAX DEEP with LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX SUB-Q with LIDOCAINE – 60 copë, REVOLAX FINE with LIDOCAINE – 5 copë, Tableta Desinfektues të Klorit “Diversy Suma” Tab 1×300 – 16 pako, Xhama me dioptri të ndryshëm”.
![](https://shqip.com/app/uploads/2022/08/298698023_6083531925012181_5641270386032965928_n.jpg)
![](https://shqip.com/app/uploads/2022/08/298252155_6083532085012165_1483378750795093501_n.jpg)
Tutje thuhet se të gjitha mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse./Shqip.com
![](https://shqip.com/app/uploads/2022/08/298721827_6083531951678845_7670890275449302117_n-768x1024.jpg)
![](https://shqip.com/app/uploads/2022/08/298737154_6083531928345514_4015383875556572900_n.jpg)