Dogana: Janë arrestuar katër oficerë doganorë dhe 7 qytetarë

Dogana: Janë arrestuar katër oficerë doganorë dhe 7 qytetarë

Dogana e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media, ka njoftuar për aksionin e mbrëmshëm në Vërmicë.

Sipas komunikatës pas një hetimi disa mujor, mbrëmë ka filluar aksioni për arrestimin e personave të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kontrabandë.

“Personat e arrestuar janë katër oficerë doganor dhe shtatë qytetar. Aksioni është në vijim.  Për detajet tjera do t’iu njoftojmë gjatë ditës”, thuhet në komunikatën e Doganës.