
Një udhëtar i cili kishte ardhur nga Brukseli në Kosovë, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ka tentuar të fusë mall që është i ndaluar për import pa leje përkatëse.
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në valixhen e një udhëtari që po udhëtonte nga Brukseli për në Prishtinë, janë gjetur 100 fishekë 8 mm, shkruan Insajderi.com.

Malli i sekuestruar nga Dogana e Kosovës
“Përmes linjës së fluturimit Bruksel – Prishtinë ka arritur një udhëtar i cili ka kaluar në kanalin e gjelbër dhe është selektuar për kontroll nga oficerët doganor. Pas imazheve të skanimit është kërkuar edhe kontrolli fizik i valixhes dhe gjatë kontrollit fizik të valixhes është hasur në mall të ndaluar respektivisht fishek 8 mm në sasi prej 100 copë”, thuhet në njoftim.
Dogana ka bërë me dije se për arsye të natyrës së mallit, rasti konform procedurës i është dorëzuar policisë./Insajderi.com