Dogana e Kosovës njofton se të mërkurën në pikë-kalimin kufitar të Hanit të Elezit ka sekuestruar rreth 30 mijë euro, të cilat po futeshin në Kosovë pa deklarim, përcjell Insajderi,
Sipas njoftimit, ato po futeshin përmes një automjeti të udhëtarëve.
“Një automjete që vinte nga Maqedonia është sekuestruar për kontroll dhe gjatë kontrollit të hollësishëm në anën e djathtë në sirtar janë hasur ne tre qese, pas hapjes se te njëjtave janë gjetur mjete monetare të padeklaruara në vlere totale prej 28 mijë e 310 euro”, thuhet në njoftimin për medie të Doganës.
Të gjitha mjetet janë konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për hetime të mëtejme.
“Dogana fton qytetarët që të lajmërojnë rastet e kontrabandës dhe korrupsionit 080050095”, thuhet tutje në njoftim./Insajderi.com