Dogana konfiskon mbi 2500 litra pije alkoolike dhe joalkoolike

Dogana konfiskon mbi 2500 litra pije alkoolike dhe joalkoolike

Dogana e Kosovës ka arritur të sekuestrojë një sasi prej dy mijë e 500 litra të pijeve alkoolike dhe jo-alkoolike, si dhe para të falsifikuara – pas një hetimi disa-ditor.

Operacioni ka filluar sot rreth orës 13:00 në Rogovë të Hasit dhe në Xërxë, derisa objekt kontrolli kanë qenë 10 lokacione të dyshimta për prezencë të mallrave pa mbulesë.

“Mallrat e sekustruara janë pije alkoolike të llojeve të ndryshme si: Jack Daniels, Jagermeister, Smirnof, Ballantimes, Gordon’s, Vodka, birra dhe verëra te ndryshme si dhe nje sasi e konsiderueshme e pijeve jo alkoolike”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Derisa gjatë kontrollit janë hasur edhe para të falsikuara, respektivisht monedha.

Rasti i parave të falsifikura i eshtë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të metutjeshme hetimore. /Insajderi.com