Dogana konfiskon sasi duhani të papërpunuar

Dogana konfiskon sasi duhani të papërpunuar

Dogana kap sasi të cigareve pa banderola në Vushtrri dhe duhan të papërpunuar në rajonin e Ferizajt.

Njësitë e Doganës së Kosovës gjatë patrullime rutinore në rajonin e Vushtrrisë kanë arritur të gjejnë sasi të duhanit pa banderola, duke organizuar kontroll në lokacionin e dyshimtë.

“Pas fillimit të kontrollës në lokacionin e dyshuar nuk janë gjetur cigare pa banderola, por gjatë kontrollit të automjeti të dyshuarit janë gjetur sasi të konsiderueshme të duhanit. Sasia totale ishte rreth 22000 copë cigare të llojeve si West, Dard, King, Bohemi, Winston, Trakadero. Automjeti dhe duhani janë konfiskuar derisa ka filluar procedura kundërvajtjese dhe hetimore për prejardhjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Kurse sot, në zbatim të urdhëresës së gjykatës, është zhvilluar një kontroll në tri lokacione të ndara, ku gjatë ushtrimit të kontrollit janë ndalur dhe sekuestruar   870 kg duhan fletë, 280 kg duhan i grirë, 2 makina për bluarjen e duhanit, 1 pistoletë.

Kjo është llogaritur se bluarja dhe shitja në treg e këtij duhani në mënyrë të paautorizuar duke iu shmangur të gjitha kontrolleve do të shkaktonte evazion fiskal për shumën e taksave në lartësi rreth 40 mijë euro./Insajderi.com