Edhe një sektor i ri futet në grevë që nga nesër

Edhe një sektor i ri futet në grevë që nga nesër

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, ka paralajmëruar për nesër greva për të mbrojtur pagat dhe statusin e zyrtarëve të doganave, të cilin e ka pasur deri më 29 janar të këtij viti, kur Komisioni për Administratë Publike ka amandamentuar projektligjin për pagat e sektorit publik.

Nëse këto dy kërkesa nuk përmbushen nga ana e Qeverisë, sindikalistët e doganës paralajmërojnë se qysh nesër mund të hynë në grevë të përgjithshme.

Ata kërkojmë ndryshimin e amendamentit në ligjin për pagat, pasi sipas tyre edhe Dogana duhet të mbrohet me ligj të veçantë si dhe të mos iu zbriten pagat.

Kryetari i kësaj sindikate, Ali Vitija, tha se kërkojnë rangim sikur Policia dhe AKI-ja, të cilat trajtohen me ligj të veçantë.

“Sot kemi paralajmëruar një grevë për dy orë por për shkak të komunikimit e kemi shtyrë për nesër deri sa të marrim një përgjigje nga ana e Qeverisë. Në jemi me 570 punëtorë, gjatë këtyre viteve kemi shumë raste. Zyrtarët doganorë janë 24 orë në detyrë zyrtare duke punuar pa pushim. Ne ë kërkojmë pagat tona mos me u prek. Koeficienti i tanishëm i prek ato duke i ulur”, tha ai.

Ndërsa, Ziavere Keqmezi, anëtare e kryesisë, bëri të ditur se greva kishte e qenë e paraparë për sot, porse tha se kanë lënë hapësirë për komunikim në mënyrë që të përfillen kërkesat e tyre.

“Në mbledhjen e mbajtur dje, është vendosur që në rast se nuk përfillen kërkesat tona, ne sot kemi paralajmëruar edhe grevën e cika është dashur të ndodhë në të gjitha pikat kufitare dhe në zyrat e brendshme, por e kemi shtyrë pasi kemi marrë informata dhe premtime se ministri Bedri Hamza do të shqyrtojë kërkesat tona dhe kemi lënë hapësirë deri nesër në orën 12”, tha ajo.