Doktori i Podujevës lirohet në procedurë të rregullt

Doktori i Podujevës lirohet në procedurë të rregullt

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se doktori nga Podujeva, Ibrahim Hoti, që u arrestua më 15 Prill është liruar në procedurë të rregullt.

Ai ishte arrestuar pasi ishte publikuar një video në të cilën paraqitej Hoti duke mos e pranuar një pacient jashtë orarit të punës.

“I dyshuari-mjeku me inicialet I.H., i cili ishte ndaluar më 15.04.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në drejtim të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të KPRK-së, i njëjti, më 16.04.2021, në orën 17:30, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Për këtë rast kishte pasur shumë reagime në opinionin publik. /Insajderi.com