Elmi Olluri, shef i Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare, është shprehur tejet i shqetësuar me masat e reja të qeverisë së Kosovës.
Sipas Ollurit, masat e reja do të kenë kundërefekt sa u përket rezultateve.
Ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova, i ftuar bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shprehur shqetësimin e tij, duke thënë se Kosova po bën gabim në hapa.
“Masat e reja jo që nuk do të ndikojnë në uljen, por do të ndikojnë në ngritjen e numrit të rasteve”, pohoi Olluri.
Ai ka këtë mendim, “sepse masat e marra sipërfaqësisht dhe kështu pjesërisht këtë funksion e kanë”.
“Jemi disa hapa mbrapa”, tha doktori duke shtuar se “lirimi nuk është dashur të bëhet i përnjëhershëm”./Insajderi.com