Duhet ta bindim popullin që virusi ekziston dhe ai është vrasës, ka thënë doktori Ilir Tolaj.
Doktori Ilir Tolaj, ka deklaruar se në Kosovë më nuk duhet të flitet për 1000 të infektuar a 2000.
Sipas tij, në Kosovë janë të infektuar rreth 200 mijë veta, njofton Insajderi.
“Në Kosovë ndoshta janë 200 mijë njerëz që e kanë ose e kanë kaluar COVIDI-19”, ka thënë Tolaj, i cili deklaroi gjithashtu se duhet të përgatitemi që deri në vitin 2022 virusi do të jetë prezent.
“Unë para një muaj kam thënë 100 mijë, tash me siguri ka ardhur në 200 mijë. Nuk po flasim për dy-tre mijë. Ne duhet gjithashtu ta përgatisim popullin që virusi ekziston dhe është vrasës”.
Tolaj këto koment i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës, derisa ka kritikuar punën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, duke thënë se po bëjnë shumë pak në krahasim me atë se sa do të duhej të bënin./Insajderi.com