Doktori që hoqi dorë nga statusi i veteranit 

Doktori që hoqi dorë nga statusi i veteranit 

Listat e veteranëve që konsiderohen se në mënyrë të rrejshme kanë fituar pensionet e luftës kanë shkaktuar reagime të shumta në Kosovë.

Pas situatës së krijuar disa persona kanë hequr dorë nga statusi i veteranit të luftës që u jep atyre benificione financiare.

Doktori Mazllom Smajli tha për RTV Dukagjinin se degradimi i luftës së UÇK-së, është arsyeja pse ai ka hequr dorë nga statusi i veteranit të Luftës.

“Ka pasur shumë arsye, por njëra nga to se degradimi i luftës së UÇK-së, manipulimi me punën e shenjtë që kanë bërë ushtarët e UÇK-së”, tha Mazllom Smajli, përcjell Telegrafi.

Smajli thotë se me veteranët po manipulohet në forma të ndryshme.

“Po shohim se me veteranët e mirëfilltë po manipulohet në forma të ndryshme, Këta janë shtresa më e mirë e kombit që janë lënë mbas dore. Tash dalin disa e përfitojnë prej tyre. Kjo më ka shtyrë që të largohem nga organizata dhe nuk kam dëshirë të jem së bashku me ta”, tha Mazllom Smajli.

Organet gjegjëse duhet të merren seriozisht me verifikimin e listave ka theksuar doctor Smajli.