DOKUMENT: Kardiologjia Invazive i drejton notë proteste Avdulla Hotit – “na janë marrë hapësirat”, “kemi presion psikologjik”

Nga Klinika e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive janë ankuar se dikush po tenton t’i diskreditojë, duke ua marrë hapësirat brenda QKUK-së dhe duke u bërë presion psikologjik, pos tjerash. Meqë ankesat e brendshme nuk u janë përfillur, ata tash shpresat i kanë kthyer kah institucionet më të larta. Kanë dërguar notë proteste edhe në kryeministri.

DOKUMENT: Kardiologjia Invazive i drejton notë proteste Avdulla Hotit – “na janë marrë hapësirat”, “kemi presion psikologjik”

Klinika e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive me anë të një letre është ankuar tek kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, Kryesuesja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Albena Reshitaj, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi dhe Anëtarëve të Bordit Drejtues të SHSKUK-së, për marrjen e hapësirave brenda QKUK-së.

Në dokumentin të cilin e ka siguruar Gazeta Online Insajderi.com, thuhet se kësaj Klinike i janë marrë hapësirat e Repartit me 14 shtretër, hapësirat përcjellëse të administratës dhe stafit infermieror si dhe aparaturat përcjellëse.

No description available.

“Duke qenë se sëmundja koronare është shkaktari numër një i vdekshmërisë në botë si dhe në Kosovë konsiderojmë që është në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës të ruhet ky shërbim me interes vital për vendin”, thuhet në dokument.

Për këtë kjo klinikë është ankuar me një notë proteste tek instancat më të larta të vendit. Ky reagim vjen pas kërkesave të shumta që Klinika ia kishte bërë menaxhmentit brenda QKUK-së, por thonë se askush s’ka ndërmarrë ndonjë veprim për ta përmirësuar situatën.

Sipas nënshkruesve të letrës, dikush brenda QKUK-së me qëllim po mundohet t’i diskreditojë ata dhe repartin e tyre.

Madje, siç shkruajnë ata, kundrejt tyre “po zhvillohet edhe presion psikologjik”.

Prandaj, “në punëtorët e Kardiologjisë Invazive jemi të detyruar të reagojmë ndaj veprimeve të një pas njëshme të Menaxhmentit të QKUK”, thuhet ndër tjerash në Notën e protestës.

No description available.

Kjo ankesë proteste është nënshkruar nga 43 mjekë, pjesëtarë të repartit të Kardiologjisë Invazive.

Në dokumentin e siguruar nga Insajderi shihen edhe emrat dhe nënshkrimet e 43 shërbyesve shëndetësorë, që i janë bashkangjitur ankesës./Insajderi.com

No description available.