DOKUMENT: Publikohen listat e institucioneve private që do të kryejnë teste për Coronavirus

DOKUMENT: Publikohen listat e institucioneve private që do të kryejnë teste për Coronavirus

Nga 100 institucione private që kanë aplikuar për t’iu lejuar kryerja e testeve për COVID-19, Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore, ka shqyrtuar 34 prej tyre dhe tash 29 janë lejuar të kryejnë teste, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, ku është treguar edhe se do të vijojë shqyrtimi edhe për aplikacione të tjera gjatë gjithë javës.

Shumica e laboratorëve privatë që janë lejuar të bëjnë teste gjenden në Komunën e Prishtinës, por ka edhe laboratorë të qyteteve tjera.

“Gjithashtu, nga nesër, Inspektorati Shëndetësor, duke filluar nga dita e nesërme, do të kryejë inspektime në institucionet të cilave u është lejuar kryerja e testimeve, për të inspektuar gatishmërinë e tyre për t’i kryer testimet dhe verifikuar të dhënat e prezantuara nga këto institucione me rastin e aplikimit dhe dhënies së Deklaratës nën betim për kushtet e plotësuar për kryerjen e testimeve sipas Udhëzimit Administrativ 01/2020 për plotësimin dhe ndryshimin e Udhëzimit Administrativ 09/2014 Kushtet për punë sa i përket hapësirës, kuadrit profesional dhe pajisjeve medicinale të institucioneve private shëndetësore jashtë spitalore dhe Udhëzimit Administrativ 02/2020 për plotësimin dhe ndryshimin e udhëzimit administrativ 06/2015 Kushtet e Përgjithshme dhe të veçanta spitalore”, ka njoftuar MSH-ja.

Image

Image