Dokumenti që u bë sebep për ta shkarkuar kryeshefen e IPK-së është hartuar nga Rexhep Selimi dhe Xhelal Sveçla

Dokumenti që u bë sebep për ta shkarkuar kryeshefen e IPK-së është hartuar nga Rexhep Selimi dhe Xhelal Sveçla

Në bazë të një raporti të përgatitur nga Rexhep Selimi si kryesues i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Sigurti në legjislaturën e kaluar dheXhelal Sveçla që atë botë ishte anëtar i këtij komisioni, është bërë sebep që Miradije Kelmendi të shkarkohet sot nga pozita e kryeshefes së Inspektoriati Policor të Kosovës (IPK).

Në këtë raport të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi i cili nuk ishte jetësuar asnjëherë, Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Mbikëqyrjen e FSK-së në mbledhjen e mbajtur të 21 shkurtit të vitit 2018 kishte formuar një grup punues edhe për mbikëqyre të IPK-së

Ky grup punues në krye kishte qenë Rexhep Selimin, dhe anëtar kanë qenë: Fatmir Xhelalin, Xhelal Sveçla që aktualisht është ushtrues detyre i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zoran Mojsilviq, Muharrem Nitaj, Ismet Beqirin dhe Brahim Shabani.

Në bazë të këtij raporti që kishte përgatitur Selimi si kryesues i këtij komisioni kishte cekur parregullsi që kishin ndodhur gjatë zhvillimit të procedurave të rekrutimit dhe ankesa të ndryshme për këto parregullsi.

Përvec këtyre të gjeturave në raportin e Selimit me anëtar përmendej edhe shumë shkelje të cilat ata i kishin renditur. Në mesin e tyre ishte edhe përfshirja e një zyrtari policor me drejtorin e ish-Telekomit të Kosovës, shuarjen e Departamentit për Hetime Speciale (DHS), etj.

Në bazë të këtyre gjetjeve ky grup punues në krye me Rexhep Selimin i kishin rekomanduar Ministrisë së Punëve të Brendshme 17 rekomandime për të përmirësuar gjendjen në IPK.

Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar shkarkimin e kryeshefës së Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, shkruan Insajderi.

Sveçla ka thënë se arsyet që e kanë quar në shkarkimin e Kelmendit nga udhëheqja e IPK-së, ka qenë gjedjet në dy raporte, Raporti me rekomandime për Mbikëqyrje të zbatimit të ligjit për IPK-në, hartuar nga Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës; dhe Raporti i Auditimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme të vitit 2018./Insajderi.com