
Shëtitja në Gërmi nuk i shkoi mirë një person pasi u rrëmbye.
Ai është ankuar në Policinë e Kosovës se tre persona e kanë kërcënuar dhe ia kanë marrë paratë që kishte.
Vlera e shumës ishte 200 euro, njofton Insajderi.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente. /Insajderi.com