Doli pozitiv para dy ditësh me Covid-19, vdes një punonjës i arsimit në Dragash

Doli pozitiv para dy ditësh me Covid-19, vdes një punonjës i arsimit në Dragash

Një punonjës i arsimit në komunën e Dragashit, ka vdekur vetëm dy ditë pasi kishte rezultuar pozitiv me Coronavirus, njofton Insajderi.

Këtë e ka bërë të dotir Drejtoria e Arsimit në këtë komunë, të cilët kanë njoftuar se sot, Bislim Kuteli, punëtor i arsimit në Shkollën Fillore “Ulina” të fshatit Kosavë, ka ndërruar jetë.

“Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të sekretaritë të Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ulina” në Kosavë, Bislim Kuteli. Ndarjet si kjo e sekretarit të kësaj shkolle, në një moment të papritur, të lënë pa frymë!Në emër të Drejtorisë së Arsimit në Dragash i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Kuteli, të afërmve, mësimdhënësve të shkollës “Ulina”!Bislimi u prehtë në paqe!”, thuhet në njoftim.

Lidhur me situatën e krijuar nga kjo sëmundje në Dragash, është deklaruar kryetari i Komunës, Shaban Shabani, i cili ka thënë se gjendja nuk është e mirë, po e menaxhueshme.

Ai ka thënë numri i vdekjeve është shumë i lartë krahasuar me numrin e vogël të personave të infektuar. Derisa thotë se deri tani janë të shëruar 20 persona dhe vetëm 4 raste aktive.

“20 persona janë të shëruar, 4 aktiv dhe 4 persona kanë ndërruar jetë”, ka thënë Shabani. /Insajderi.com/