“Donatorët e partive politike përfitojnë licenca nga Komisioni për Miniera dhe Minerale”

“Donatorët e partive politike përfitojnë licenca nga Komisioni për Miniera dhe Minerale”

25 biznese, kanë dhënë donacion për parti politike, kompani këto të cilat janë të afërta me disa deputetë apo ish deputetë, me drejtorë komunal dhe këshilltar komunal.

Prej 42 kompanive që kanë lidhje me politikën kanë marr 116 licenca nga Komisioni i Pavarur për Miniera me Minerale (KPMM), për të nxjerrje të gurit të fortë, rërës dhe zhavorrit, ka raportuar Preporter.

31 kompani kanë lidhje me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), 6 me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), 3 me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe 3 të tjera me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Përveç kësaj dy kompani janë të lidhura me zëvendësministra, një kompani ka afërsi me një kryetar komune  dhe katër kompani tjera kanë afërsi të ndryshme me subjekte politike apo me njerëz me ndikim nga PDK-ja.

“Goni-AL” gjatë viteve 2016-2017 ka marr dy licenca për gurë të fortë, ku pronarë i kësaj kompanie Lulzim Aliu ka qenë këshilltar politik i zëvendëskryeministrit, Hajredin Kuqi, poashtu këshilltar komunal në Komunën e Ferizajt dhe tani është drejtor në të njëjtën komunë.

Kompania tjetër që ka qenë përfitues i licencës është “Haxha Company”, ku pronar është Haxhi Zenullahu, ndërsa Bedri Dobra që është drejtor në komunën e Vushtrrisë nga radhët e PDK-së, punon si gjeodet në këtë kompani.

Po ashtu edhe Artan Nimani, këshilltar komunal nga radhët e PDK-së në Komunën e Gjakovës kishte qenë përfitues i kësaj licence gjatë kohës sa ishte pronar i kompanisë “Fenix Energy Company”.

Në këtë listë të përfituesve është edhe këshilltarja komunale e në komunën e Prizrenit po ashtu nga radhët e PDK-së, Sehare Maliqi e cila është menaxhere e kompanisë “KAG – Asphalt Company”.

Ndërsa  Astrit Thaçi që është këshilltar komunal në Rahovec nga radhët e PDK-së, ka përfituar dy licenca për gurë të fortë  gjatë kohës sa ishte pronar në kompaninë “Mendi-P”.

Njerëzit e PDK-së kësaj liste të përftimit për licenca nga Komisioni për Miniera dhe Minerale, nuk kanë të ndalur. Lulzim Rrustemi i cili është këshilltar komunal në komunën e Lipjanit nga radhët e PDK-së, ka marr një licencë me kompaninë “Orbita”.

Përfitues i këtyre licencave është edhe Zëvendësministri i Ministrisë së Financave dhe këshilltari i kryetarit të komunës në Ferizaj nga radhët e PDK-së, Mustafa Grainca. Ai kishte përfituar një licencë për hulumtim për gurë në emër të kompanisë së tij “Erëza”.

Një tjetër zëvendësministër nga radhët e AAK-së, që ka qenë përfitues është edhe Rexhep Kadriu. Ai kishte marr një licencë në emër të kompanisë së tij, “Korporata Projektuese Ndërtimore dhe Prodhuese Pro-ENG”.

Po ashtu në mesin e këtyre licencave janë edhe familjarë të Haki Rugovës i cili është kryetar i komunës së Istogut nga radhët e LDK-së. “MA.Con”, ka marrë dy licenca për shftyëzim për gurë të fortë.  /Insajderi.com