
Donika Gërvalla do të jetë zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme, ndërsa Faton Peci ministër i Bujqësisë.
Kështu tha deputeti në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, gjatë një interviste për Radio Televizionin Publik.
“Lista jonë do të ketë tre poste ekzekutive në Qeverinë Kurti”, tha ai.
Ndërsa, për sa i përket krijimit të një grupi parlamentar të “Listës Guxo”, Avdyli tha se do të jenë pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. /Insajderi.com