Donika Gërvalla dikur thoshte se do të dërgojë materiale në Hagë, sapo të formohet Specialja

Donika Gërvalla dikur thoshte se do të dërgojë materiale në Hagë, sapo të formohet Specialja

Avokati Gani Koci ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video të vitit 2017, kur ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, kishte deklaruar se do të dërgonte materiale në Hagë, për ta ndihmuar Gjykatën Speciale, sapo që ajo të formohej, njofton Insajderi.

Në një intervistë dhënë për RTV Dukagjinin, Gërvalla kishte thënë se materialet që posedonte ajo do të ndihmonin në zbardhjen e vrasjeve nga Specialja.

Ajo kishte akuzuar ish-kryeparlamentarin, Kadri Veselin, se është “koka” e një organizate, e cila, sipas saj, ka kryer krime ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

“Brenda mundësive që kam patjetër që do të dërgoj materiale në Speciale. Por, kam materiale. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaçi që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaçi. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë krime ndaj kundërshtarëve politikë”, kishte thënë Gërvalla./Insajderi.com