Donika Gërvalla, e cila së fundi iu bashkua Listës së Vjosa Osmanit dhe që po ashtu është kandidate për deputete nga kjo parti, ka hedhur akuza në drejtim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, institucionit përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë, njofton Insajderi.
Sipas saj, “KQZ-ja është duke u kthyer në shkelësin më eklantat të Kushtetutës”.
Përmes një postimi në Facebook, Gërvalla është shprehur se e drejta e votës është e drejtë kushtetuese dhe jo lëmoshë e kryetares së KQZ-së, Vadete Dakës.
“Sot në mesnatë ka filluar afati për votimin me postë, pra votimin e mërgatës. 10 orë më vonë nuk janë publikuar ende as listat e votuesve dhe as fletëvotimet. Koha është edhe ashtu tepër e shkurtër dhe çdo vonesë e pafalshme”, ka shkruar ajo.
Tutje, kandidatja për deputete ka thënë se KQZ-ja po ia pamundëson qindra mijëra mërgimtarëve që të japin votën e tyre.
“Kjo nuk është thjesht një shkelje administrative. Ky është një akt skandaloz i varësisë totale politike nga kapësit e shtetit. Ja pse secili dhe secila duhet të dalë më 14 shkurt dhe të japë votën e tij. Ndryshimi po vjen pashmangshëm die po vjen fuqishëm. Nuk ka kush që e ndal, as KQZ-ja”, ka shkruar Daka./Insajderi.com