Donika Gërvalla – Schwarz kritikon LDK-në: U bëtë spektatorët më të neveritshëm të rrënimit të partisë më fisnike

Donika Gërvalla – Schwarz kritikon LDK-në: U bëtë spektatorët më të neveritshëm të rrënimit të partisë më fisnike

Ish-kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla – Schwarz ka publikuar sot një fotografi ku shihen presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, teksa shtrëngojnë duart, shkruan Insajderi.

Ajo, kësaj fotografia ia ka shtuar edhe një tekst ku thumbon të parin e LDK-së dhe jo vetëm, për veprimet e fundit siç ishin rrahjet e LDK-së, të cilat ajo i ka quajtur shpërthime.

“Kur në krye të një partie një grusht njerëzish pa parime, pa guxim, pa vizion politik dhe pa integritet personal për vite me radhë e përdhunojnë vullnetin politik të elektoratit dhe anëtarëve të kësaj partie, atëherë shpërthimet si këto të fundit nuk habisin aspak”, ka shkruar Gërvalla – Schwarz.

Donika Gërvalla – Schwarz, ka thënë tutje se mos të qajnë me lot krokodili puthadorët frikacakë, që sipas saj me vite të tëra u bënë spektatorët më të neveritshëm të rrënimit të partisë më fisnike ndër shqiptarët e të gjitha viseve.

“LDK shpresë dhe besë dikur, ndoshta edhe nesër përsëri, por sot dhe me këto figura në krye, kurrsesi”, ka përfunduar ajo, e cila një vit më parë dha dorëheqje nga kjo parti./ Insajderi.com