Donika Kadaj: Autoriteti i Konkurrencës s`ka vullnet t’i luftojë monopolet

Donika Kadaj: Autoriteti i Konkurrencës s`ka vullnet t’i luftojë monopolet

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, kritikuar Autoritetin e  Konkurrencës duke thënë që është i pavullnetshëm që të luftoj monopolet dhe se përfitojnë përmes marrëveshjeve joligjore.

“Sot në vend se t’u krijohet mundësia bashkatdhetarëve të vijnë për vizite, të investojnë apo të bëhen pjesë e institucioneve, shteti fillimisht i rrjep me çmime astronomike të biletave. Përmes marrëveshjeve kompanitë e tilla përfitojnë dhe bien ndesh me ligjin”.

“Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Mbrojtje të Konkurrencës, mirëpo ky autoritet ka qenë i pavullnetshëm për t’i luftuar monopolet” ka deklaruar Donika Kadaj.

Për më tepër Kadaj- Bujupi tha se edhe bordi i i këtij autoriteti përbëhet nga njerëz të paditur e politik.

“Kryetari bashkë me bordin ka zell që t’i luftoj kompanitë publike, duke synuar shkatërrimin e me pas privatizimit, por jo edhe t’i luftoj monopolet. E nga pesë anëtarët e bordit dy janë zyrtarë nga PDK ndërsa tre të tjerët vijnë  nga LDK-ja” ka thënë Kadaj-Bujupi.