Donika Kadaj – Bujupi: Kryeministri Avdullah Hoti po sillet si fodull

Donika Kadaj – Bujupi: Kryeministri Avdullah Hoti po sillet si fodull

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Avdulla Hotin për mungesë aftësie nga njëra anë dhe për sjellje fodulli nga ana tjetër, njofton Insajderi.

Në emisionin Pressing, Kadaj Bujupi, ka thënë se “arroganca e kryeministrit Hoti, ndaj kërkesave të qytetarëve, është sjellje prej fodulli”.

“Gjithashtu nga ana tjetër, Hoti, është shndërruar në peng të teknaliteteve të ndryshme procedurale, dhe ka frikë të veprojë për ta evituar krizën ekonomike dhe atë me pandeminë Covid-19”, është shprehu Kadaj – Bujupi.

Ajo e ka kritikuar edhe vonesën për pakon emergjente e cila sipas saj “ato para duhet të dalin menjëherë, për atë gjë u thuhet emergjente”.

Në fund, Kadaj – Bujupi, ka thënë se ekonomia e vendit është në prag të kolapsit dhe pergjegjësi ka edhe Qeveria Hoti, dhe ajo paraprake./Insajderi.com