Donika-Kadajt-Bujupit i rikthehet dashuria për himnin e Kosovës

Donika-Kadajt-Bujupit i rikthehet dashuria për himnin e Kosovës

Sa ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj-Bujupi kishte refuzuar ta respektoj himnin e Kosovës. Ajo së bashku me Visar Ymerin nuk ishte ngritur fare në këmbë, por gjërat që nga ajo kohë kanë ndryshuar, raporton Insadjeri.

Pasi ka dalë nga Vetëvendosje dhe i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kadaj-Bujupi po e respekton himnin e Kosovës.

Ajo sot në mbledhjen e komemorative për vdekjen e Adem Demaçit është ngritur në këmbë kur është ekzekutuar himni i shtetit të Kosovës, përderisa një gjë të tillë kanë refuzuar ta bëjnë ish-bashkëpartiakët nga Lëvizja Vetëvendosje të cilët kanë injoruar himnin e Kosovës.

Deputeti i vetëm i VV-së që është ngritur në këmbë për këtë çështje ka qenë Ismajl Kurteshi e që më pas është “penduar” duke u ulur shpejt në vendin e tij.

Kujtojmë që Kadaj-Bujupi dhe Visar Ymeri kishin injoruar himnin e Kosovës në shkurt të vitit të kaluar kur kishin qëndruar ulur dhe nuk ishin ngritur për ta nderuar himnin shtetëror