Donika Kadaj fyen kryeministrin Kurti pas vendimit për taksën

Donika Kadaj fyen kryeministrin Kurti pas vendimit për taksën

Deputetja e AAK-së dhe ish-anëtarja e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar ndaj vendimit të kryeministrit të Kosovës për largimin e pjesshëm të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Kurti e ka quajtur kryeministrin “zogzë”, pas vendimit të tij.

“Kurti i thoshte Thaçit “Me neve skifter a jashtë pulë”. Ky as pulë, Zogzë”, thotë ajo.

Kadaj Bujupi ka qenë deputete e VV-së në vitin 2018 kur u larguan një grup i anëtarëve të këtij subjekti dhe iu bashkuan PSD-së. Kadaj vendosi që të shkonte në AAK.