Donika Kadaj me veshje sportive në seancën e sotme të Kuvendit

Donika Kadaj me veshje sportive në seancën e sotme të Kuvendit

Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet e seancës së djeshme plenare, ku në rend dite janë 46 pika.

Gjatë fjalimit të shefit të Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufit, përkrah tij u shfaq deputetja Donika Kadaj – Bujupi, me veshje jo të zakonshme në seancat e Kuvendit.

Veshja e deputetes së AAK-së është e pazakontë  për deputetët në Kuvend, që zakonisht shkojnë me veshje zyrtare.

Në këtë seancë nuk po marrin pjesë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në rend të ditës është votimi në parim i projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.