Donika Qerimi, ligjëruesja e UP-së që punoi shumë me studentët që fituan Olimpiadën e Drejtësisë

Donika Qerimi, ligjëruesja e UP-së që punoi shumë me studentët që fituan Olimpiadën e Drejtësisë

Gjashtë studentë kosovarë, në garën e organizuar për fushën e të Drejtës Ndërkombëtare Komerciale dhe Arbitrazhit Ndërkombëtar, kanë arritur të rëndisin Universitetin e Prishtinës në mesin e 380  universiteteve më të mira të botës, duke lënë mbrapa, Universitetin e Harvardit dhe atë të New Yorkut.

Kjo falë punës së dy mentoreve dhe ligjëreseve të Universitetit të Prishtinës, Donikë Qerimit dhe Vjosa Osmanit.

Qerimi, e cila është asistente e profesoreshës në Fakultetin Jurdik të Universitetit të Prishtinës, ka njoftuar se në këtë garë, studentët kosovarë lanë prapa 320 universitete të tjera.

“Universiteti i Prishtines shkruan histori te re! Sot lam rreth 320 Universitete prapa nesh, duke u kualifikuar per rundet finale te ‘Olimpiades se Drejtesise’!”, ka shkruar Qerimi në një postim në Facebook.

Ndërkohë, Insajderi raportoi sot se suksesin e studentëve të Universitetit të Prishtinës në Vjenë, e ka shfrytëzuar për promovim politik, Vjosa Osmani, deputete e LDK-së.

Osmani, e cila ishte bashkë-udhëheqëse e ekipit të studentëve të UP-së së bashku me ligjëruesen Donika Qerimi, përmes një shkrimi të sponzoruar në faqen e saj të rrjetit social Facebook, e ka promovuar punën e saj si ligjëruese.

Për të lexuar artikullin e plotë:

Vjosa Osmani politizon suksesin e studentëve të Prishtinës