
Dy fajdexhinjve pasuria i është bllokuar.
Kështu për SHQIP.COM ka treguar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, të hënnë.
Ata akuzoheshin për fajde dhe kështu shteti ka vepruar.
“Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore ka vazhduar me ngrirjen e pasurisë së pajustifikuar, ashtu që ka lëshuar urdhrin për ngrirje të aseteve dhe atë: një banesë me 90 m2 në Prishtinë; një shtëpi dy katëshe me oborr në Pejë; dhe katër parcela me sipërfaqe 30,542 m2 tokë bujqësore klasa 3 në Pejë”, ka thënë Nikçi.
Vlera e parave kesh që janë bllokuar është 50 mijë euro.
“Është parashtruar edhe kërkesa për lëshimin e urdhrit ndalues për këto pasuri. Gjithashtu, në këtë rast kjo prokurori ka bllokuar edhe mbi 50.000 euro në llogaritë bankare të të pandehurit”.
Fajdja është e vepër e dënueshme sipas Kodit Penal të Kosovës. /Insajderi.com