Doracak për zgjedhje

Shkruan: Dimal Basha

Doracak për zgjedhje

  • Udhëzues që ju shërben për cilën parti të votoni

PDK

Unë nuk besoj që ka shumë fjalë për partinë sa kam për Drenicën. PDK tanimë i përngjan një pacienti që i afrohet vdekjes, mirëpo arsyeja e vetme pse besoj mbetet gjallë në mënyrë artificiale është devotshmëria e verbër e votuesve të Drenicës. Prandaj, e dashur Drenicë, mendoj se ka ardh koha të bëni revolucion dhe të mos votoni PDK-në për të mirën tuaj, dhe kjo për shumë arsye:

  1. Nëse shikoni përreth, mund të shihni se Kosova vazhdon me qenë mjerim gjithandej. Shkolla nuk ka, arsim nuk ka, drejtësi nuk ka, dhe pas të gjithë kësaj katrahure ka vdekur edhe shpresa. E di që ka shumë fajtorë, por fajtori kryesorë është PDK që ka kryesu me katrahurën që gjindemi sot dhe prandaj ka ardh radha për të ndëshkuar për dëmin e bërë.
  2. Kjo parti ka devijuar tani e një kohë të gjatë dhe nëse mendoni se ia doni të mirën PDK-së, atëherë ndëshkimi ndaj saj do të jetë favori më i madh që i bëni kësaj partie, sepse vetëm ju mund ta bëni PDK-në të kuptoj se duhet larguar klanet brenda partisë nëse mendojnë të jenë parti serioze në të ardhmen.
  3. Unë e kuptoj lidhjen e krahut të luftës të PDK-së me rajonin, mirëpo sot më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për njerëz të lapsit dhe jo njerëz të pushkës. Besoj që pas gjithë këtyre viteve të gjithë e kemi kuptu se me komandanta fitohet në luftë, por jo edhe në paqe.
  4. Dhe e fundit, dhe kryesorja, çka e shoh ofenduese është se PDK ju merr si argat të gatshëm dhe prandaj edhe ju kushton aq pak rëndësi si rajon. Unë e di që lidershipi i PDK-së janë me një fluskë që besojnë se edhe ju i keni nga 2/3 milionë, sepse ata të gjithë vet i kanë sepse shumica e tyre janë milionera, derisa qytetarët e Drenicës mbeten më të varfërit në rajon. Me fjalë tjera, ndrroni votë sepse për të rritur pazarin duhet që t’i ndëshkoni që ata nesër të luftojnë për votën tuaj dhe mos ta marrin votën tuaj si të qenë.

AAK

Shkencërisht Ramush Haradinaj e ka rastin ideal për të manipuluar zgjedhjet sepse studimet tregojnë se emocionet manipulohen lehtë.Prandaj, propaganda e tij për “taksën” nënkupton që ai ka krijuar një lidhje emocionale të rrejshme që synon të përfitoj ne këto zgjedhje.Mirëpo Ramushi mund të manipuloj emocionet, por jo edhe faktet, prandah edhe unë i kisha besuar Ramush Haradinajt sikur të jep përgjigje edhe për këto pyetje:

  1. Pse me të besu dikush nëse ju jeni i njejti që e quante Hashim Thaçin “qenef,” kurse të nesërmen lidhe koalicion me PDK-në?
  2. Pse me të besu si njeri të “fjalës” kur PDK-në e cilesojshe si “kancer” kurse pranove të garosh në të njejtën listë kancerogjene?
  3. Kryeministër, si arriti që ti me familje të bëheni milionerë me paga të politikanëve derisa keni udhëheq me popullin më të varfër në Evropë?
  4. Pse Kryeministër nuk pate turp kur gënjeve se do të liberalizosh vizat për 60 ditë, kur edhe pas 360 ditëve qytetarët sillen të ngujuar për shkak të korrupcionit në qeverinë që ti udhëheqe?
  5. Pse gënjeve në vitin 2014 kur the se “me qeverisjen tone paga mesatare do të jetë 1,000 Euro” derisa këtë pagë e kanë përfitu vetëm familjarët dhe që partia juaj punësonte në PTK-nëdhe Telekomin që po e falimentoni?
  6. Si ka mundësi që keni qenë kaq vizionarë saqë vazhduat të investoni miliarda në autostrada, dhe si pasojë Kosova sot ka autostradat më të mira në botë derisa mbetet meshkollat më të këqija në Evropë?
  7. Pse qeverisja jote ndau për shembull ~64 Euro investime për kokë banori për komunat ku ka qeverisë AAK, kurse për shembull komuna ku ka qeverisë LV ka përfitu vetëm 9 Euro për banorë. Kjo tregon që asnjëherë nuk keni qenë Kryeministër i Kosovës, porvetëm i akrabasë dhe votuesve të AAK-së
  8. A jeni ju i njejti që desh e ndeze flakë Kosovën për demarkacionin, por që me të fitu kolltukun ndrrove mendjen?
  9. A jeni ju që thirreshi në drejtësi derisa kërcënonit prokurorë?
  10. A jeni ju Kryeministri patriot që keni nda nga 1 milion Euro për t’u pagu rrymë serbëve të veriut derisa as 10% të këtyre fondeve nuk i ke dhënë për shqiptarët e Luginës?
  11. A ju keni treguar qytetarëve se si qeveria jote vetëm në vitin 2018 ka paguar 130 mijë Euro paga 130 serbëve në veri pa punuar asnjëherë?
  12. A jeni ju Kryeministri që keni krijuar pozita koordinatorësh e nën-koordinatorësh vetëm e vetëm për të rahatuar akraba dhe krejt këto me para të taksapaguesve që vazhdojnë mos me pas dorëza nëpër spitale?
  13. A jeni ju Kryeministri, nën mbikqyrjen e të cilit Telekomi ka humbur 15 milion Euro në vit derisa keni vazhdu të punësoni akraba e familjarë?
  14. A jeni ju Kryeministri, nën mbikqyrjen e të cilit Posta ka humbur miliona Euro derisa keni vazhdu të punësoni familjarë e partiakë?
  15. Ajeni ju Kryeministri që keni prioritet asfaltin e jo shkollimin. Nën mbikqyrjen tuaj kemi arrit rezultate ku77% te nxënësve nuk kanë aftësi minimale të leximit kritik, që nënkupton se ata nuk kanë aftësi me kuptu idene kryesore ne nje tekst dhe nuk arrine me nxjerr permbledhje te teksteve qe i lexojnë?
  16. A jeni ju Kryeministri që keni aloku 1 milion Euro për rrymën e serbëve në veri derisa vetëm 56 mijë Euro për bibliotekat, ku si pasojë e këtyre politikave Kosova sot ka 500 km më shumë autostradë dhe 56 biblioteka më pak?
  17. A jeni ju i njejti patriot që pranoj të “udhëheq” qeverisje me 5 zavendës ministra dhe 80 zavendës ministra që i zhvatën qytetarëve miliona Euro?

I nderuar z. Haradinaj, po të drejtohet vetëm ty personalisht, që nënkupton se AAK nuk është parti e qytetarëve, por vetëm e jotja dhe e familjarëve të tu.Në botën e civilizuar nuk ka njerëz sikur ju që partitë i kanë pronë private, dhe prandaj nuk pres ndryshe nga ti përveq një politikë klienteliste që vazhdon me operu me mentalitet klanor ku primare është interesi familjarë e jo ai i të gjithë qytetarëve.E thash në fillim, emocionet manipulohen lehtë, por jo edhe faktet dhe nëse qytetarët të vlerësojnë sipas fakteve, partitë si e jotja duhet të shuhen sepse nuk i bëjnë nderas qytetarit e as vendit.

LDK

Unë mendoj se LDK ka pasur kredibilitet sikur kësaj radhe tëishte treguar parti demokratike, mirëpo mungesa e demokracisë së brendshme, në kombinim me gabimet e mërhershme dhe servilizimin e “prurjeve të reja” nënkupton se kjo parti nuk meriton t’i besohet timoni për një rrugëtim të ri me një vozitës të vjetër.Kjo vlen më së shumti për vet elektoratin e LDK-së, të cilët nuk duhet ta votojnë më dhe besoj që ka një kosh me argumente për këtë. Mirëpo nëse dikush nga elektorati ityreka harruar, atëherë ja një përmbledhje,

  1. Isa Mustafa është përgjegjës personalisht që LDK për herë të parë e ka humbur Prishtinën.
  2. Pas humbjes së Prishtinës, Isa Mustafa vazhdoi në krye duke humbur edhe zgjedhjet nacionale dhe prap mbeti në krye.
  3. Pas kësaj Isa Mustafa përzgjodhi personalisht Abduhllah Hotin për kandidat, dhe LDK prap humbi zgjedhjet nacionale.
  4. Përpos humbjeve të njëpasnjëshme, ai gjithashtu tradhëtoi elektoratin e LDK-së duke ju thënë se “kurrë me PDK-në,” derisa aimenjëherë formoi qeveri me ta, të cilët pastaj edhe e rrëzuanpërtokë.
  5. Përpo kësaj, ai lidhi kumari të drejtpërdrejtë me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafa sot është personalisht përgjegjës që z. Thaçi gjindet në postin e Presidentit.
  6. Isa Mustafa linçoj edhe bashkëpartiak tuaj që nuk ju nënshtroheshin votës për të votuar Hashim Thaçin për President.
  7. Dhe çka pas krejt kësaj? Ende kryetarë partie! Pse nuk pyetni, çka i duhet një njeriu pas gjithë këtyre viteve prap “kryetarllëku?” Unë e kuptoj që ka individ ne AAK dhe PDK që sillen si pronarë partish, por cka e dallon sot z. Mustafa nga ta kur pas gjithë këtyre humbjeve dhe pas gjithë kësaj moshe ai ende insistin të mbetet në krye të një partie që së paku nuk ka qenë parti tribale?
  8. Çka ju duhet partia kurky njeri pas gjithë këtyre dështimeve zgjedhet kryetarëpa aklamacion, dhe komplet “prurjet e reja” i nënshtrohen si servilë pa asnje kundërshti?
  9. Kurse nëse doni të jeni më subjektiv, ja një pyetje për elektoratin e LDK-së. Mendone Isa Mustafën si një menaxher biznesi. Sa prej jush do kishi vazhduar të punësoni një menaxher të ju drejtoj biznesin nëse ai vazhdon duke ju sjellur humbje prej viti në vit? Ky pra është Isa Mustafa për ju dhe prandaj për të mos lënë hapësirë për t’u manipuluar edhe një here tjetër, elektorati i LDK-se ka mundësi ideale që ta ndëshkoj atë, por edhe partinë, duke zgjedhur që të votojnë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje!

Mendoj se ka ardhur koha që qytetarët e këtij vendi t’i japin pushtetin Lëvizjes Vetëvendosje për shumë arsye:

  1. Fillmisht, arsyeja pse po e them pushtetin e jo vetëm fitoren është që të dal bindshëm partia e pare që të mos lejoni që sikur zgjedhjet e fundit. Mos harroni se këta janë të njejtit, shahen e ofendohen dhe një minute para zgjedhjeve prap bëjnë sallta politike vetëm e vetëm mos të lejuar që LV të marrë pushtetin. Prandaj, i gjithë elektorati i tradhëtuar – AAK-së dhe LDK-së që kanë qenë me një shtrat me PDK-në edhe pas “vijave të kuqe,” kurse ai i PDK-së për katrahurën 10 vjeqare – duhet të mos lejoj edhe një sallto dhe të voton Lëvizjen Vetëvendosje të marr primatin pa lejuar manipulime nga të tjerët.
  2. Albin Kurti ka qenë dhe mbetet një nga liderët e vetëm që nuk i është nënshtruar hajnisë dhe manipulimeve. Une nuk e shoh Albinin sot, por e shoh në kohën kur pushtetet e korruptuara kanë pasur cdo mundësi të korruptojnë gati të gjithë sepse kanë qenë “super-fuqi,” mirëpo z. Kurti mbetet një nga politikanët e vetëm që nuk është nënshtruar kurrë. Prandaj Kosovës i duhet dija dhe guximi i z. Kurti që të ballafaqohet me hajnite dhe padrejtësitë që ju kanë bërë këtij vendi dhe rrugëtimi i tij politik dëshmon se z. Kurti e ka kaluar tanimë këtë test dhe është njeriu i duhur të ballafaqohet më këtë sfidë.
  3. Forca e Albinit është dëshmuar edhe kur bandat brenda partisë synuan ta shkatërrojnë edhe atë edhe partinë, por siç edhe u dëshmua, ai e kaloi edhe këtë test me sukses dhe sot fuqia e tij vetëm cka është rritur dhe “vetë-krastitja” e degëve të prishta vetëm cka ka shërby për lulëzimin e mëtutjeshëm të tij si lider, por edhe të Lëvizjes Vetëvendosje! si parti.
  4. Më ka rastisur të dëgjoj se ka biznismen milionerë që janë në gjendje të derdhin miliona që të mos lejojnë z. Kurti të vie në krye sepse e kanë frike që nuk mbetet vend për ta. Frika e kriminelëve vetëm cka më ka forcuar besimin tim për të mbështetur atë dhe partinë që të marrin timonin e vendit.
  5. Prurjet kualitative dhe përkrahja e madhe e rinisë flet që ata kërkojnë të ju kthehet shpresa, dhe pas këtyre viteve dështimi, ky popull ia ka borxh rinisë shpresën duke votuar Lëvizjen Vetëvendosje.

Për fund, unë besoj se jemi në minutën e 90-të. Rinia po ikën, arsim nuk ka, punë nuk ka, drejtësi nuk ka dhe krejt cka ky popull do të trashegon është korrupsioni dhe ndërrmarrje të falimentuara. Deri sot mafia ka qene me ta, por jo edhe populli, mirëpo për me kthy shpresën rinisë, duhet me iamarrë pushtetin mafisë. Sic e ka thënë Martin Luther King, ne mund të mos jemi përgjegjës për situatën që gjindemi, por do të jemi përgjegjës nëse nuk bëjmë asgjë për të ndryshuar, dhe sot secili prej jush e ka rastin për të ndryshuar gjendjen dhe kjo duhet arrihet vetëm atëherë kur të gjithë votojnë Lëvizjen Vetëvendosje!