Dorëhiqet kryeshefi ekzekutiv i Postës

Dorëhiqet kryeshefi ekzekutiv i Postës

Salih Morina, ka dhënë dorëheqje nga pozita e Ushtruesit të Detyrës si Kryeshef Ekzekutiv në mbledhjen e sotme të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës.

Në këtë pozitë ky bord i përkohshëm emëroi Fakete Kadiu, njofton Insajderi.

Ndërsa shkarkoi nga detyra Këshilltarin e Përgjithshëm/Sekretarin e Postës së Kosovës, Argjent Sefaj dhe në këtë pozitë si Ushtrues Detyre, emëroi Faton Ejupi.

Në këtë mbledhje gjithashtu dorëheqje kanë paraqitur, Enver Govori, nga pozita e U.D. Zyrtar Kryesor Financiar dhe i Thesarit./Insajderi.com