Dorëhiqet Shefi i AKI-së

Kreu i AKI-së Shpend Maxhuni ka dhënë sot dorëheqja nga pozita. Kështu ka njoftuar kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj.

Haradinaj përmes një postimi të tij në Facebook, ka falënderuar Maxhunin për kontributin që ka dhënë në krye të Inteligjencës kosovare, përcjell Insajderi.

“Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare. Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, Haradinaj e ka dekoruar me Medaljen e Skenderbeut shefin e AKI-së, Shpend Maxhunin.

“Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut”

“Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjërë”, ka shkruar Haradinaj. /Insajderi.com